Giovanni Reyna ka shkëlqyer me Borussia Dortmundin në fillim të këtij edicioni.
Paraqitjet e mira me gjermanët kanë bërë që Real Madridi të shprehë interesim për të.
Talenti 17-vjeçar ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në katër ndeshjet e para të Bundesligës.
Sipas mediave spanjolle, madrilenët janë duke e monitoruar situatën e Reynas. 17-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021, por klubi gjerman i ka premtuar lojtarit kontratë trevjeçare me pagë prej 2.5 milionë dollarë në vit, pasi t’i mbushë 18 vjet.