Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reyna vazhdon kontratën me Dortmundin

Talenti Giovanni Reyna ka vazhduar kontratën me Dortmundin deri në verën e vitit 2023, ndonëse klubi ende nuk e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës, shkruan revista gjermane Kicker.

Kontrata aktuale e Reynas skadon në verën e vitit 2021, mirëpo ylli i ri amerikan është pajtuar që ta vazhdojë edhe për dy vjet.

Reyna 17-vjeçar ka shpërthyer në skenë këtë edicion. Ai i ka luajtur tetë ndeshje në Bundesligë, dy në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Gjermanisë.