Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, që bart fanellën e Gironës në Spanjë, ka pësuar lëndim.
Sipas njoftimit të klubit spanjoll, Muriqi do të mungojë rreth tri javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arijanet Muriq ka pësuar një dëmtim të muskujve në ndeshjen miqësore me ekipin. Ai mund të mungojë afërsisht tri javë”, shkruan në njoftimin e Gironës të martën.
Lëndimi e vë në pikëpyetje grumbullimin e 21-vjeçarit me Kosovën për ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë më 15 dhe ndaj Moldavisë tri ditë më vonë.
Muriqi në këtë afat kalimtar është huazuar nga Manchester City te Girona, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Bottom of Form