Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, qëndroi në stol në fitoren e Sassuolos ndaj Comos 2:1 fundjavën e kaluar.
Muriq mund të mos luajë edhe ndaj Fiorentinas në fundjavë.
“Do të vlerësohet gjendja e Aro Muriqit dhe Ulisses Garcias, të dy ishin në stol kundër Comos dhe nuk ishin 100 për qind të gatshëm për lojë”, shkruan mediumi i afërt me klubin “Sassuolo News” të mërkurën.
Muriq është portier i parë i Sassuolos, skuadër për të cilën i ka 31 paraqitje në edicionin aktual në Serie A.