Schalke ka vazhduar serinë pa fitore. Klubi gjerman të dielën ka barazuar 1:1 në Bundesligë me Union Berlinin, duke dështuar kështu të fitojë në 20 ndeshjet e fundit, raporton agjencia Reuters.
Por me barazimin e arritur Schalke i ka dhënë fund serisë prej gjashtë humbjeve rresht në Bundesligë dhe e ka fituar pikën e parë këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarvin Friedrich (55’) realizoi golin e epërsisë për Union Berlinin, ndërsa rezultatin e barazoi Goncalo Paciencia (69’).
Në ndeshje ishin prezent vetëm afro 300 shikues.
