Sport

Zidane pas humbjes: Ishte lojë e keqe nga ana jonë

Zidane pas humbjes: Ishte lojë e keqe nga ana jonë

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga duke u mposhtuar nga Cadizi, me rezultat 1-0 në Santiago Bernabeu. Trajneri i saj, Zinedine Zidane, ka kritikuar skuadrën e tij për qëndrimin në fushë ndërsa ka thënë se kundërshtari kishte më shumë ritëm dhe dëshirë.

“Ata kishin më shumë ritëm dhe dëshirë. Ne nuk duhet të shtiremi për këtë humbje, ishte lojë e keqe nga ana jonë. Duhet ta urojmë Cadizin. Nuk jemi të lumtur, por kjo mund të ndodhë në futboll.”, ka deklaruar Zidane.