Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

24 vjet nga vdekja e Sennas

24 vjet më parë, braziliani legjendar Ayrton Senna humbi jetën gjatë garës në Formula 1 për Shpërblimin e Madh të San Marinos në Imola.

Senna, njëri nga garuesit më të njohur në historinë e Formula 1, humbi jetën në moshën 34-vjeçare, pasi shpërtheu mekanizmi drejtues gjatë shpejtësisë mbi 300 km/h, dhe goditi murin në shtegun “Enzo dhe Dino Ferrari”.

Braziliani në karrierë fitoi 41 herë, fitoi tre tituj kampioni dhe mbahet mend si mbreti i kualifikimeve dhe vozitësi më i mirë në shi, transmeton KP.

Ai kishte mbretëruar rrugëve të Monte Carlos në debutimin e tij në Formula 1 në vitin 1984 dhe mbrojti ngjyrat e Toleman, Lottus, McLaren dhe Williams.