Sport

Te Kosova rëndohet gjendja para ndeshjes vendimtare

Te Kosova rëndohet gjendja para ndeshjes vendimtare
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Javën tjetër Federata e Futbollit e Kosovës do të shpërndajë ftesat për lojtarët, në të cilët përzgjedhësi Bernard Challandes llogarit në ndeshjet e tetorit. Ndeshja e parë në tetor do të jetë ajo që llogaritet më e rëndësishmja në historinë e deritashme të Përfaqësueses së Kosovës – ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ndeshja e 8 tetorit është gjysmëfinale e plejofit për “Euro 2020”.

Dy javë para grumbullimit për këtë ndeshje, gjendja në Përfaqësuese është larg prej asaj që synohet. Të hënën është raportuar në mediat në Itali se sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, është me koronavirus. Nuk dihet nëse Muriqi do të jetë në dispozicion të Challandesit për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Por edhe nëse grumbullohet, do të jetë larg formës optimale.