Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sylisufaj realizon gol në Suedi

Sulmuesi që së shpejti pritet të grumbullohet te Kosova, Edi Sylisufaj, ka vazhduar me efikasitet në Allsvenskan të Suedisë. Sylisufaj (20), të hënën shënoi golin e vetëm për Falkengergun, që pësoi 2:1 në shtëpi nga Siriusi. Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të kampionatit të Suedisë.

Sylisufaj shënoi në minutën e 84-t për rezultatin përfundimtar. Ai tashmë i ka shtatë gola në 18 paraqitje këtë edicion. Sylisufaj të hënën shënoi me goditje nga rreth 18 metra largësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo