Sport

Suarez dhe Vidal pranë transferimit në Serie A

Luis Suarez dhe Arturo Vidal do të largohen nga Barcelona.

Të dy futbollistët u lanë jashtë listës për ndeshjen miqësore ndaj Elches, duke ngritur edhe më shumë dyshimet.

Suarez e ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll dhe mund të transferohet në Serie A, me Juventusin dhe Interin, që kanë shprehur interesim.

Mesfushori Vidal do të rikthehet në kampionatin italian, por tek Interi, me të cilin ekip ka arritur marrëveshje personale.

Suarez është pjesë e Barcelonës, që nga viti 2014, përderisa Vidal nga viti 2018.