Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni starton me fitore shumë të thellë

Bayerni e ka nisur në mënyrë impresive mbrojtjen e titullit të kampionit në Bundesligë. Në ndeshjen e parë të edicionit të ri të kampionatit gjerman, Bayerni fitoi 8:0 ndaj Schalkes, të premten mbrëma. Serge Gnabry realizoi tri gola, ndërsa Leon Goretzka, Robert Lewandowski, Thomas Mueller, Leroy Sane e Jamal Musiala kontribuan me nga një gol.

Bayerni që në start ka dëshmuar se mund të jetë sërish pa konkurrencë në Bundesligë dhe se jo rastësisht ka fituar të gjithë trofetë e edicionit të kaluar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo