Sport

Depay drejt Barcelonës

Descriptive Text

Memphis Depay ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën që tashmë ka nisur negociatat me Lyonin për transferimin e tij, kanë bërë të ditur mediumet holandeze.

Depay është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Barcelona pasi shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin nga trajneri Ronald Koemann për sezonin e ri, transmeton KOHA.

Depay ka shkëlqyer vitet e fundit te Lyoni dhe ekipi francez po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Sulmuesi 26-vjeçar, ka kontratë me Lyonin deri vitin e ardhshëm dhe këtë sezon ka tre gola në një paraqitje në kampionat. Sezonin e shkuar, Depay realizoi 15 gola në 22 ndeshje.