Vedat Muriqi thotë se ndjehet i frustruar me kohëzgjatjen e negociatave ndërmjet klubit të tij aktual, Fenerbahçes, me atë italian, Lazion.
Raportohet se marrëveshja është arritur disa javë më parë për 18 milionë euro, por ka pasur edhe më tutje bisedime.
E një ofertë e ardhur nga Fiorentina gjithashtu ka komplikuar situatën, megjithëse sulmuesi kosovar e do transferimin te Lazio, transmeton KOHA.
“Lazio luan në Serie A dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve, prandaj ky është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time”, ka thënë Muriqi për reporterin Ertan Suzgun.
“Negociatat po zvarriten qe një kohë të gjatë tani dhe kam filluar të frustrohem për këtë. Dua të largohem nga Fenerbahçe në mënyrë pozitive dhe mund të shesin gjashtë herë më shtrenjtë se që më kanë blerë, prandaj nuk e di se pse po zgjat kaq shumë. Shpresoj se do të finalizohet së shpejti. Unë kam qëndruar jashtë bisedimeve, ashtu siç më është kërkuar nga klubi”, ka thënë Muriqi.