Sport

Bartomeu i gatshëm të largohet nëse qëndron Messi në Barcelonë

Josep Maria Bartomeu është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës nëse Leo Messi merr vendim që të qëndrojë në klub, raporton ESPN.

Megjithatë, burime të ndryshme insistojnë se vendimi i Messit është i prerë, prandaj besojnë se Bartomeu nuk ka nevojë të bëjë ndonjë kërkesë në mënyrë që të dorëhiqet, transmeton KOHA.

Të martën Messi shokoi botën e futbollit duke bërë kërkesë zyrtare për t’u larguar nga Barcelona. Kërkesa e tij krijoi kritika të mëdha drejt Bartomeut, me shumë fansa madje që dolën në protesta afër Camp Nou-t duke kërkuar që Messi të qëndrojë e Bartomeu të largohet.

TV3 gjithashtu ka raportuar se Bartomeu është i gatshëm që të largohet nëse do ta bindë Messin që të qëndrojë në klub.