Josep Maria Bartomeu është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës nëse Leo Messi merr vendim që të qëndrojë në klub, raporton ESPN.
Megjithatë, burime të ndryshme insistojnë se vendimi i Messit është i prerë, prandaj besojnë se Bartomeu nuk ka nevojë të bëjë ndonjë kërkesë në mënyrë që të dorëhiqet, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën Messi shokoi botën e futbollit duke bërë kërkesë zyrtare për t’u larguar nga Barcelona. Kërkesa e tij krijoi kritika të mëdha drejt Bartomeut, me shumë fansa madje që dolën në protesta afër Camp Nou-t duke kërkuar që Messi të qëndrojë e Bartomeu të largohet.
TV3 gjithashtu ka raportuar se Bartomeu është i gatshëm që të largohet nëse do ta bindë Messin që të qëndrojë në klub.