Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu në gjysmëfinale të “Championsit”

Leipzig është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur 2:1 Atletico Madridin.

Dani Olmo hapi serinë e golave në ndeshje, duke i dhënë epërsinë klubit nga Bundesliga në minutën e 51-të. Joao Felix barazoi gjithçka 20 minuta më pas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras e gjithçka të shkonte drejt vazhdimeve, Tyler Adams realizoi dy minuta para fundit për t’i shuar shpresat spanjollëve.

Në gjysmëfinale, Leipzigu do të takohet me Paris Saint-Germainin.