Sport

Ajeti transferohet te Celticu

Descriptive Text

Albian Ajeti është zyrtarizuar te klubi i madh skocez Celtic. Ajeti ka firmosur me kampionin e Skocisë kontratë katërvjeçare.

Raportohet se Celticu ka paguar pesë milionë funte për transferimin e tij nga }est Ham Unitedi.

Kryetrajneri i Celticut, Neil Lennon, e ka vlerësuar lartë Ajetin.

“Ne jemi të lumtur që kemi sjellë Albianin në Celtic. Është lojtar i jashtëzakonshëm, një reprezentues me kualitetet të vërtetë. E di se është shumë i përkushtuar të bëjë çdo gjë për të sjellë më tepër sukses te tifozët tanë. E kam admiruar për një kohë të gjatë pasi është lojtar shumë inteligjent, me balanc të mirë dhe realizator shumë i mirë. Nejemi shumë të lumtur që ekemi sjellë atë në Celtic dhe shpresojmë që të ketë karrierë të gjatë dhe të frytshme me ne”, ka thënë Lennon për faqen zyrtare të klubit.