Samir Ujkani ka nisur bisedimet me drejtuesit e Torinos për vazhdimin e kontratës, ka njoftuar të enjten “calciomercato”.
Siç raportohet në Itali, portieri i Kosovës është gati ta pranojë qëndrimin te Torino edhe si portier i dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata me torinezët i skadon në fund të këtij muaji dhe nuk bëhet e ditur për kohëzgjatjen e kontratës.
Ai vetëm në ndeshjen e parafundit debutoi me fanellën e Torinës, klub që iu bashkua si lojtar i lirë nga Rizespori i Turqisë. Madje, për 32-vjeçarin ishte edhe paraqitja e parë pas gati dy vite. Edhe te Kosova ka qenë në ndeshjet e fundit rezervist i Arijanet Muriqit.