Sport

Thaqi e sheh kundërshtar të fortë Lincolnin, por është optimist

Descriptive Text

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, e sheh të vështirë përballjen me klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, megjithatë është optimist se do të kalojnë tutje.

Prishtina e Lincolni do të përballen më 20 gusht në ndeshjen paraeliminatore në kuadër të Ligës së Evropës.

Prishtina kundër Lincolnit e Gjilani kundër Tre Pennes në Ligën e Evropës

"Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje”, ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të klubit.

Ai ka shtuar tutje se duhet të përgatiten sa më mirë për këtë takim.

“Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm", ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.