Sport

Svitolina dhe Bertens tërhiqen nga “Us Open”

Numri pesë i botës së tenisit të femrave, Elina Svitolina, dhe numri shtatë i botës, Kiki Bertens, janë tenistet e fundit të cilat janë tërhequr nga gara e “US Open”.

Në një komunikatë, ukrainasja Svitolina, gjysmëfinaliste e vitit të kaluar, ka thënë se nuk ndihet rehat për të udhëtuar në SHBA, pasi mund ta fusë në rrezik atë dhe ekipin e saj.

Bertens nga Holanda, u tërhoq pasi Qeveria holandeze ka marrë vendim që njerëzit që kthehen nga SHBA-ja të hynë në karantinë për dy javë.

28-vjeçarja ka thënë se kjo do t’i prishte përgatitjet për të, në garën e pëlqyer të saj, atë në dhe.

Deri tani, numri një i botës së tenisit të femrave, Ashleigh Barty, është njëra nga tenistet tjera që nuk do të marrë pjesë në këtë garë, bashkë me numrin dy, Simona Halep nga Rumania, e cila po ashtu është tërhequr.

Nga tenistët meshkuj, mospjesëmarrjen e ka konfirmuar Rafael Nadal, ndërsa Roger Federer do të mungojë për shkak se është duke u rikthyer nga lëndimi.

“US Open” është paraparë të nis më 31 gusht dhe do të luhet pa praninë e shikuesve.