Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar se e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me sulmuesin Gerhard Progni, derisa me Fiton Hajdarin edhe për dy vite tjera.
“SC Gjilani konfirmon kështu të gjithë futbollistët e repartit sulmues edhe për edicionin e radhës, pasi që futbollistët Tomislav Bushiq dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër”, ka njoftuar të mërkurën klubi Gjilani në rrjetin social “facebook”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFaza ofensive e Gjilanit, në edicionin e kaluar ku doli i dyti, shënoi 61 gola.
Gjilani më herët ka vazhduar bashkëpunimin edhe me disa lojtarë tjerë, kurse ka paralajmëruar se do të ketë edhe përforcime. Nga radhët e tij ka larguar disa lojtarë.