Philippe Coutinho do të shitet nga Barcelona gjatë kësaj vere.
Klubi spanjoll është në kërkim të një skuadre të re për brazilianin. Sipas mediave angleze, krerët e klubit spanjoll ua kanë ofruar shërbimet e Coutinhos, dy klubeve londineze Arsenalit dhe Tottenhamit.
Arsenali thuhet se e dëshiron mesfushorin me të cilin ka nisur bisedimet. Klubi anglez po synon ta huazojë fillimisht brazilianin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.
Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern Munichu.