Tifozët e Superligës së Kinës në futboll kanë gjetur një mënyrë atraktive për të shmangur ndalimin për spektatorët nëpër ndeshjet kampionale për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë së koronavirusit. Ata kanë filluar të marrin me qira dhoma të hoteleve, të cilët kanë pamje nëpër stadiumet ku do të zhvillohet ndeshjet e Superligës kineze.
Edicioni i ri në elitën e futbollit kinez ka filluar javën e shkuar pas shtyrjes që nga muaji shkurt shkaku i pandemisë COVID-19. Dueli i xhiros së parë që u zhvillua të martën ndërmjet skuadrave Shanghai SIPG dhe Tianjin Teda është përcjellë nga tifozët, të cilët kishin marrë dhoma me qira në “Sports International Hotel” në Kunshan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrohoritjet e tifozëve të dyja skuadrave dëgjoheshin nga dhomat e hotelit derisa skuadra Shanghai SIPG triumfoi me rezultatin 3:1, falë dygolëshit të realizuar nga braziliani Ricardo Lopes. Hoteli ku ishin vendosur tifozët është afër stadiumit “Kunshan Stadium” në Souzhu, një prej vendeve neutrale që përdoret për sezonin e ri të Superligës së Kinës, shtet që u godit në fund të vitit të shkuar nga koronavirusi.
Edicioni i ri në Kinë ka filluar pas më shumë se pesë muajve me vonesë, kurse Federata e Futbollit të Kinës, ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, pa praninë e tifozëve nëpër tribuna.