Sport

Kosovare Asllani jep shembull se çdo gjë është e mundur

Kosovare Asllani jep shembull se çdo gjë është e mundur

Nuk ka barriera të pakalueshme për futbollisten Kosovare Asllani. Ajo prej fëmijërisë ka ëndërruar të luaj për klubin më të madh në botë, Real Madridin.

Klubi mbretëror spanjoll nuk ka pasur fare ekip të femrave, por Asllani ka ëndërruar. Por edhe është angazhuar për të realizuar ëndrrën. Vite më parë i kishte shkruar klubit nga Madridi dhe e kishte pyetur se pse nuk ka ekip të futbollisteve.