Sport

Morina nënshkruan me Helios Suns

Morina nënshkruan me Helios Suns

Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina, ka nënshkruar kontratë me klubin slloven Helios Suns, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit.

“Po shikoj para te kthimi në Domzhale, ku kam kaluar një nga periudhat më të mira të karrierës. Mezi po pres të luajë në palestrën në Domzhale, nga ku kam kujtime shumë të bukura. Shpresoj për përkrahje të madhe, por besoj se mund të firmosim një storie të bukur dhe të suksesshme”, ka thënë Morina.

Ai kishte luajtur me Heliosin nga viti 2012 deri më 2014, e më pas edhe një periudhë në vitin 2015.