Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Policia ngre kallëzim penal ndaj trajnerit të Prishtinës për sulm

Policia e Kosovës ka hapur rast penal për “Sulm ndaj personit zyrtar” ndaj trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut.

Dallku akuzohet se ka fyer dhe sulmuar Policët gjatë incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen KF Gjilani kundrejt KF Prishtinës, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje është zhvilluar në qytetin e Gjilanit, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e Prishtinës, sipas policisë, i janë vërsulur referit kryesor sepse ishin të pakënaqur me referimin e tij.

Policia e Kosovës, gjatë intervenimit ka arrestuar disa prej lojtarëve të Prishtinës, ndërsa sot ka hapur rast penal për “Sulm ndaj personit zyrtar” ndaj Dallkut.

Lexoni edhe: Prishtina paralajmëron tërheqjen nga garat në futboll