Policia e Kosovës ka raportuar se një person është arrestuar të mërkurën pas ndeshjes së futbollit mes Gjilanit dhe Prishtinës, pasi tentoi të sulmonte një polic.
Përfundimi i ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës që u luajt në stadiumin e Gjilan, u përcjellë me dhunë. Ndërsa ishte njoftuar se policia ka përdorur edhe sprej lotsjellës ndaj stafit të Prishtinës që po protestonin. Disa anëtarë të Prishtinës, përfshirë edhe trajneri Armend Dallku, morën tretman mjekësor.
Te Prishtina ishin të pakënaqur me referimin, e madje Prishtina ka kërcënuar edhe me tërheqje nga garat. Gjilani e fitoi ndeshjen me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovari pasi pas përfundimit të ndeshjes së futbollit i dyshuari tentoi të sulmojë dhe fyen zyrtarin policor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është njoftuar në raportin e policisë.