Sport

Hasi, kandidat për stolin e Fenerbahçes

Hasi, kandidat për stolin e Fenerbahçes

Besnik Hasi është një nga kandidatët për t’u bërë trajner i gjigantit turk, Fenerbahçe, kanë raportuar të mërkurën mediumet në Arabinë Saudite dhe Turqi. Pos Hasit, Fenerbahçe në listë për stolin e saj i ka edhe trajnerët Okan Buruk dhe Erol Bulut, por që nuk përjashtohet mundësia të emërohet edhe Hasi.

Në fakt, ky i fundit shihet si njëri prej kandidatëve më seriozë. Madje, siç raportojnë mediumet në Arabinë Saudite, Hasi nuk ka dashur ta udhëheqë në stërvitje ekipin e këtij shteti, Al Read, shkaku i ofertës që ka pranuar nga Fenerbahçe. Sipas mediumeve në Arabinë Saudite, menaxherët e ekipit Al Read dërguan aeroplan privat në vendin e tij, Belgjikë për të sjellë trajnerin kosovar që të punojë me skuadrën.