Sport

Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso pritet të rikthehet në Formula 1. Ai do të garojë për Renaultin në edicionin e vitit të ardhshëm.

Kampioni i dyfishtë i botës, Alonso, tashmë ka firmosur, ndërsa konfirmimi do të vjen së shpejti, ka njoftuar BBC.

Spanjolli Alonso më vonë këtë muaj mbush 39-vjet. Ai do të rikthehet te skuderia me të cilën fitoi titujt e kampionit dhe për të cilën ka garuar në dy periudha në karrierë.

Alonso është larguar nga F1 në vitin 2018, kurse do të bëj tentimin e tretë për të fituar në Idnianapolis 500 me McLarenin në gusht.

Një zëdhënës i Renaultit ka thënë se ekipi refuzon të komentojë në thashetheme.

Alonso do të jetë partner i francezit Esteban Ocon dhe do të zëvendësoj australianin Daniel Ricciardo, që do të kaloj te McLareni në fund të edicionit.