Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllaven Biliq merr Vedat Muriqin në Angli

Vedat Muriqi do të luajë në Premier Ligën e Anglisë. Sipas mediave turke, sulmuesi i Fenerbahçes do të vesh fanellën e Uest Bromuiç Albion, të cilin e drejton kroati Slaven Biliç. Mediumi turke “Aspor” ka publikuar bisedën mes Muriqit dhe Bliqit dhe sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e Uest Bromuiç Albion.

“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë duke të përcjellë që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në Uest Bromuiçin Albionin në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë trajneri kroat sulmuesit kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë pozitive ka qenë edhe përgjigjja e Vedat Muriqit.

“Të punoj me ty më bën shumë të lumtur. Ti vetëm duhet të arrish marrëveshje me ekipin tim. Unë me kënaqësi pranoj të luaj në Angli”, besohet t’i ketë thënë Muriqi.

Uest Bromviç Albion bën gara në “Championship”, por që pritet të inkuadrohet në Premier Ligën e Anglisë, në sezonin e ardhshëm.