Klubi i njohur rus Spartak Moska është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Kosovës, Mërgim Vojvoda, shkruan “La Derniere Heure”.
Vojvoda 25-vjeçar është nën kontratë me klubin e elitës belge Standard Liege. Mirëpo, ai po pritet të largohet këtë verë. Për të kanë shprehur interesim klubet e Series A, si Torino, Lazio e Atalanta. Mirëpo, njoftohet se është futur në garë edhe Spartaku i Moskës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVojvoda ka kontratë me Standardin deri në verën e vitit 2023.