Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren 4:0 të shënuar në Podujevë ndaj Llapit.
“Në Llap nuk është e lehtë të fitohet, por ia dolëm sot. Më gëzoi shpirti luftarak në fushë dhe treguam se kemi potencial të mirë”, ka thënë Nuhiu për “SSK”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka qenë kritik ndaj portierit Afrim Ademi.
“Sot ishte një Llap më ndryshe. Nuk besoja as vet që është kjo skuadër. Ne nuk kishim portier në portë. Në fakt kishim portier, por nuk është i këtij niveli, Pësuam dy gola shumë herët, sidomos goli i dytë më pengoi shumë. Ai gol nuk pranohet, madje edhe një portier i juniorëve nuk e pranon një gol të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjet e radhës dhe të mendojmë për stinorin e ri”, ka thënë Batatina.