Sport

Nuhiu i lumtur me paraqitjen ndaj Llapit

Foto: Drita FC

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren 4:0 të shënuar në Podujevë ndaj Llapit.

“Në Llap nuk është e lehtë të fitohet, por ia dolëm sot. Më gëzoi shpirti luftarak në fushë dhe treguam se kemi potencial të mirë”, ka thënë Nuhiu për “SSK”.

Ndërkohë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka qenë kritik ndaj portierit Afrim Ademi.

“Sot ishte një Llap më ndryshe. Nuk besoja as vet që është kjo skuadër. Ne nuk kishim portier në portë. Në fakt kishim portier, por nuk është i këtij niveli, Pësuam dy gola shumë herët, sidomos goli i dytë më pengoi shumë. Ai gol nuk pranohet, madje edhe një portier i juniorëve nuk e pranon një gol të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjet e radhës dhe të mendojmë për stinorin e ri”, ka thënë Batatina.