Barcelona u mposht nga skuadra e Sevillas në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit në mesjavë me rezultatin, 2:0. Të udhëhequrit e Ronald Koemanit i patën shtatë goditje nga këndi. Asnjë prej tyre nuk rezultoi me gol.
“Mundo Deportivo” e ka bërë një analizë për skuadrën e “blaugranas”, ndërsa kanë numëruar plot 228 goditje nga këndi këtë sezon në të mirë të Barcelonës, e vetëm një prej tyre ka rezultuar në shënim të golit.
Ai gol erdhi në Ligën e Kampionëve në fitoren kundër Dynamo Kievit, kur harkimi i Carles Alenas fillimisht gjeti Oscar Minguezan, e më pas u konvertua në gol nga Martin Barithwaite.
Më herët, Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Roma e Liverpooli, pikërisht me gola që u shënuan prej goditjeve nga këndi.