Cristiano Ronaldo e Douglas Costa kanë shënuar gola shumë të bukur, ndërkohë që Juventusi ka vazhduar rrugëtimin drejt titullit të ri në Itali.
Juventusi të martën mbrëma fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Genoas. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të Serie A. Juventusi me fitore ka mbajtur distancën ndaj Lazios në krye të tabelës. Juve prinë me 72 pikë, katër më shumë se Lazio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPaulo Dybala shënoi për 1:0 në të mirë të Juventusit në minutën e 50-të. Gjashtë minuta më vonë superylli Ronaldo realizoi me goditje nga distanca për 2:0. Gol edhe më të bukur shënoi Costa në minutën e 73-të, për 3:0.
Andrea Pinamonti vendosi rezultatin përfundimtar, 3:1, në minutën e 77-të.