Sport

Djali i legjendës Naseem Hamed do të bëhet boksier profesionist

Descriptive Text

Djali i legjendës së boksit, Prince Naseem Hamed, Aadam, do të bëhet boksier profesionist, ka njoftuar Sky Sports të martën.

Aadam 20-vjeçar, do të shkoj gjurmëve të boksierit të famshëm britanik të njohur si “Naz”, që kishte titull të botës në kategorinë pendël. Ai ishte yll i boksit në vitet nëntëdhjeta.

“Nuk e kam parë duke boksuar, por është tregim i shkëlqyer”, ka thënë promotori i njohur, Eddie Hearn. “Djali i Naz? Të shohim se çka posedon. Është vështirë për të gjithë që të ecin gjurmëve të babait të suksesshëm. Unë është dashur të bëjë këtë po ashtu. Ju gjithnjë jeni djali i Barry Hearn, apo djali i Nigel Benn, deri atëherë kur bëni që ata të jenë babai i Eddie Hearn apo babai i Conor Benn”.

Frank Warren, që ishte promotor i Hamedit, ka shtuar: “Nëse ai ka aftësinë e babait, atëherë ai do të jetë në rregull”.

I pyetur nëse ai mund të përsëritë suksesin e Hamedit, Warren ka thënë: “Shpresoj që po. Ai është djalë i mirë. Kam folur me Naz dhe shpresoj që djali i tij do të përsërit historinë. Ai ishte lojtar premtues i tenisit në një fazë”.