Pas një edicioni të suksesshëm në Bundesliga 2, Leart Paqarada do të ndërrojë mjedis.
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Paqarada, të hënën ka njoftuar se do të largohet nga skuadra Sandhausen. Për Sandhausenin, 25-vjeçari ka luajtur plot gjashtë vjet. Kësaj skuadre i ishte bashkuar më 1 korrik të vitit 2014, kurse kontrata aktuale i skadon nesër. Ai nuk do të vazhdojë kontratën me Sandhausenin, në kërkim të ndonjë sfide më të madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi i majtë ishte zhvilluar te Werder Bremeni dhe te Bayer Leverkuseni.
Këtë edicion është paraqitur në 32 ndeshje kampionale, ndërsa ka kontribuar me një gol e pesë asistime. Ka kompletuar të gjitha 32 ndeshjet, kurse ka munguar në një ndeshje për shkak të kartonëve e në një tjetër me leje të klubit.
“Gjashtë vjet dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur. Faleminderit dhe lamtumirë. Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Paqarada.
Sandhauseni ka përfunduar edicionin në vend të dhjetë. Për këtë skuadër luan edhe Besar Halimi.