Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita mposht Trepçën ’89, e Gjilani Ferizajn

Në kuadër të Super Ligës së Kosovë, sot janë zhvilluar dy ndeshje, Trepça ’89 kundrejt Dritës si dhe Ferizaj Gjilan.

Drita edhe pse mysafir, ka arritur që ta mposht Trepçën ’89, me rezultat 2 me 0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutën e 16 të ndeshjes, Xhevdet Shabani ka shënuar gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, Kastriot Rexha ka shënuar golin e dytë, duke i siguruar Dritës fitoren, raporton KOHA.

Ndërsa Ferizaj ka pësuar humbje të thellë nga Gjilani, me rezultat 3 me 0.

Golin e parë u shënuar qysh në minutën e 2-të të ndeshjes nga Gerhard Progni, ndërsa të dytin e shënoi Darko Nikaç në minutën e 30 të ndeshjes.

Goli i tretë dhe i fundit në këtë ndeshje u shënua nga Fiton Hajdari në minutën e 52-ë.

Drita tani gjendet në vendin e parë të Super Ligës së Kosovës me 49 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 47 pikë ndërsa Gjilani në të katërtin me 45 pikë e Ferizaj në të 10-tin me 25 pikë.

Image