Tinejxheri i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz është bërë golashënuesi më i ri në histori të Bundesligës. Ai të shtunën realizoi në humbjen 4:2 nga Bayerni.
Futbollisti i talentuar u aktivizua në pjesën e dytë dhe ia doli të mposhtë portierin e Bayernit dhe të Gjermanisë me përfundim sensacional të aksionit në minutën e 89-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori sulmues, Wirtz, është zhvilluar në akademinë e Koelnit, ndërsa i është bashkuar Leverkusenit këtë vit.
Me 17 vjet e 34 ditë, anëtari i të rinjve të Gjermanisë ka shënuar gol në moshë më të re se Nuri Sahin që ka mbajtur rekordin deri më tani. Sahin kishte shënuar për Borussia Dortmundin në vitin 2005, kur i kishte 17 vjet e 82 ditë.