Sport

Tare tregon pse kishte refuzuar Milanin

Tare tregon pse kishte refuzuar Milanin

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se ishte në kontakt me Milanin vitin e kaluar dhe se ka konsideruar mundësinë që të punoj te ky klub. Por në fund ka dominuar dashuria ndaj Lazios.

Tare vlerësohet prej drejtorëve sportivë më të mirë në Itali. Vjet kishte pasur raportime të shumta për ofertën e Milanit ndaj Tares, për pozitën e drejtorit sportiv. Ai është dashur të zëvendësojë Leonardon, që kaloi te PSG-ja.