Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini është pajtuar të paguajë 75 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, njofton “Mundo Deportivo”, transmeton Koha.net.
Për reprezentuesin e Senegalit po interesohet edhe Barcelona, mirëpo Parisi është përpara në garë për transferimin e tij.
Krerët e Parisit kanë vepruar shpejt për të gjetur një zëvendësues për brazilianin Thiago Silva, që do të largohet në fund të stinorit.
Napoli ka kërkuar 80 milionë euro për Koulibalyn, e Parisi fillimisht ka ofruar 70 milionë euro. Por, raportohet se klubet më në fund janë pajtuar te 75 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoulibaly ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023.