Paris Saint-Germaini pothuajse ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly dhe transferimin e tij pritet ta kompletojë gjatë javës së ardhshme.
“Tuttosport” ka raportuar se Napoli tashmë ka pranuar ofertën e ekipit francez, që për shërbimet e Koulibalyt i ka ofruar 60 milionë euro në total.
Ndërkohë, qendërmbrojtësit senegalez i është ofruar kontratë pesëvjeçare. Për shërbimet e Koulibalyt, PSG-ja ka mposhtur konkurrencën e fortë të Manchester Cityt që kishte ofruar 55 milionë euro. 29-vjeçari, edicionin e fundit ishte ndër mbrojtësit më të dalluar në Serie A, kurse te Napoli u pati transferuar në vitin 2014 nga Genku.