Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i përshtatet mbrojtjes së Napolit

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli ka treguar pse Amir Rrahmani është ideal për mbrojtjen e skuadrës.

Një marrëveshje e vlefshme 14 milionë euro është arritur në janar për 26-vjeçarin që ka mbetur te Verona si lojtar i huazuar, deri në fund të edicionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi nënshkruar me Rrahmanin pasi ai është shumë i mirë në mbulimin e lojtarëve e po ashtu mund të luajë me top në vijën e fundit”, ka thënë Giuntoli, që është drejtor sportiv i Napolit.

Ai ka folur për Sky Sport Italia.

“Një trajneri si Gennaro Gattuso, që gjithnjë dëshiron të nis aksionet nga vija e fundit, ne kemi dashur t’ia ofrojmë lojtarët që i përshtaten ideve të tij për futbollin”, ka thënë Giuntoli.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani është paraqitur me shumë sukses te Verona. Kësaj skuadre i është bashkuar verën e kaluar nga Dinamo e Zagrebit, por shpejtë sigurojë kalim në skuadër dukshëm më e madhe italiane.