Sport

“Bernabeu” kthehet në depo për furnizime mjekësore

“Bernabeu” kthehet në depo për furnizime mjekësore

Stadiumi i Real Madridit, “Santiago Bernabeu” do të kthehet në depo për furnizime mjekësore të marra nga organizatat dhe bizneset, veçanërisht ato që i takojnë sektorëve sportive, ka njoftuar faqja zyrtare e Realit, transmeton Koha.net.

Gjitha donacionet do t’i dorëzohen më pas autoriteteve sportive për t’u shpërndarë në mënyrë adekuate, për të luftuar koronavirusin.

“Klubi i futbollit Real Madridit, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Sportiv (CSD), ka nisur një projekt në Madrid për të furnizuar dhe shpërndarë materialin strategjik shëndetësor për t’u përdorur kundër pandemisë COVID-19. Si rezultatet i këtij bashkëpunimi të ngushtë mes dy institucioneve, ‘Santiago Bernabeu’ do të ofrojë një hapësirë për të deponuar donacionet e furnizimeve mjekësore të nevojshme për të luftuar pandeminë. Gjitha furnizimet e deponuara do të barten te autoritetet shëndetësore të Spanjë, nën autoritetin e qeverisë spanjolle, në mënyrë që resurset, aq të nevojshme në situatën aktuale emergjente shëndetësore, të shpërndahen në mënyrën më të mirë dhe efikase”, është thënë në komunikatë të klubit.