Sport

Muriqi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus

Foto: Reuters

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus që i është nënshtruar të mërkurën.

Lajmin e ka bërë menaxheri i Muriqit, Haluk Cantar, shkruan “Hurriyet”, transmeton Koha.net.

Lojtarët dhe stafi i Fenerbahçes i ishin nënshtruar testimeve, ndërsa është raportuar se një lojtar dhe një anëtar i stafit mjekësor ka rezultuar me koronavirus. Ata janë dërguar në spital për t’u ritestuar dhe për të marrë tretman. Mësohet se pozitiv ka dal futbollisti gjerman Max Kruse. 

“Testet e COVID-10 të Vedat Muriqit dhe Serdar Azizit, dy lojtarë të cilët i përfaqësoj unë, ishin negative”, ka shkruar Cantar në rrjetet sociale.