Sport

Nuhiu nuk e sheh vendimtare ndeshjen me Ballkanin

Foto: Drita FC
 

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu vlerëson ndeshjen me Ballkanin si të vështirë. Mirëpo, thotë se kjo përballje nuk do të jetë vendimtare në luftë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita luan si mysafire e Ballkanit të mërkurën (nga ora 13:00), në ndeshjen e xhiros së 21-të.

Do të jetë përballje mes dy konkurrentëve direkt për titull. Ballkani kryeson renditjen me 41 pikë, një më tepër se Drita që zë vendin e dytë.

“Është një skuadër me një nivel të lartë agresiviteti, me kualitete shumë të mira teknike dhe është një nga skuadrat më të forta. Një skuadër e fortë, e vështirë për t’u thyer, por ne kemi mundësitë tona. Është ndeshje e rëndësishme, por nuk do të jetë vendimtare”, ka thënë Nuhiu për Koha.net.