Sport

Luis Alberto pranë rinovimit të kontratës me Lazion

Luis Alberto pranë rinovimit të kontratës me Lazion

Mesfushori spanjoll Luis Alberto është pranë rinovimit të kontratës me klubin e Serie A së Italisë, Lazion, njofton “Gazzetta dello Sport” të martën, transmeton Koha.net.

Spanjolli pritet të firmosë kontratë të re të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Luis Alberto ka qenë një prej lojtarëve më të dalluar të Lazios këtë stinor, ndërsa për shërbimet e tij po interesohen klubet e mëdha evropiane.