Kampioni i Skocisë, Celticu është eliminuar në 1\16 e finales të Ligës së Evropës. Celticu të enjten pësoi 3:1 në Glasgow nga skuadra daneze Copenhagen.
Ndeshja e parë në Danimarkë kishte përfunduar 1:1 dhe Celticu vlerësohej favorit i madh për të shkuar tutje. Por plane tjera kishin danezët.
Michael Santos shënoi në minutën e 51-të për epërsinë fillestare të Copenhagenit. Odsonne Edouard konkretizoi penallti në minutën e 83-të për rezultatin 1:1. Por skuadra daneze shënoi edhe dy gola tjerë për të shokuar Celticun. Pep Biel shënoi në minutën e 85-të, ndërsa Dame N’Doye në minutën e 88-të.