Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchez ende shpreson në transferim te Interi

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ende shpreson të bind trajnerin e Interit, Antonio Conte që ta transferojë atë në verë, raporton gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” të enjten, transmeton Koha.net.

Sanchez është huazuar te Interi nga Manchester Unitedi në verën e vitit të kaluar. Mirëpo, është raportuar se klubi italian nuk mendon ta shfrytëzojë opsionin për të bërë transferimin e plotë të Sanchezit. MIrëpo, Sanchez po shpreson të realizohet transferimi dhe të mos rikthehet te Manchester Unitedi.

Sanchez 31-vjeçar ka luajtur 13 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat me Interin, ndërsa ka një gol dhe tre asistime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo