De Bruyne: Kemi kaluar gjysmën e rrugës Foto: Reuters

De Bruyne: Kemi kaluar gjysmën e rrugës

26 February 2020 23:22

Ylli belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka vlerësuar se skuadra e tij ka kaluar gjysmën e rrugës drejt çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Manchester City triumfoi 2:1 në udhëtim ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Është një fillim shumë i mirë. Ne kishim vështirësi në 15 minutat e parë, por duhet të kalosh nëpër stuhi. Ishte një pjesë e parë e barabartë. Ne nisëm pjesën e dytë mjaft mirë. Goli i tyre erdhi në një moment të keq për ne, në një moment ku po dominonim. Reagimi ynë ishte i shkëlqyer. Ishte një gol shumë i bukur nga Gabriel Jesus”, ka thënë De Bruyne për “BT Sport”, transmeton Koha.net.

“Në katër vjetët me Pep Guardiolan, ai nganjëherë më befason. Nganjëherë lojtarëve nuk i thotë deri në fillim të ndeshjes se çfarë duhet të bëjmë. Kishte momente të mira në ndeshje dhe të këqija. Në një ndeshje të kualitetit të tillë, natyrshëm se do të kesh edhe vështirësi. Ne kemi bërë gjysmën e rrugës. Ne kemi një lojë të rëndësishme në shtëpi në tri javë. Tash duhet të rikuperohemi pasi na pret një finale të dielën, kundër Aston Villas në League Cup”, ka shtuar De Bruyne.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme